Bedeni kryeinspektore e Ramës për Shërbimin Sekret, shkurtohen drejtoritë e ALUIZNI-t

Një tjerër grua i shtohet listës së emërimeve të qeverisë Rama. Suela Bedeni ka marrë bekimin e Këshillit të Ministrave për të marrë detyrën e inspektores së pergjithshme të Kryeministrit ne sherbimin sekret.“Suela Bedeni ka kaluar nje procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave” shkruan Rama në fb.Teksa tregon dhe arsyen e përzgjedhjes së saj mes kandidaturash të tjera, Rama shpreh bindjen se koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një "punë burrash".‘Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas. Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një "punë burrash", por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën” përfundon Kryeministri.

Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot nga  Kryeministri Edi Rama u morën këto vendime:

1. Lirimin nga detyra të z. Saimir Kodra dhe emërimin në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit të znj. Suela Bedeni.

 2. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

 3. Për disa ndryshime në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, ”Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale”, me qëllim shkurtimin e numrit të drejtorive të ALUIZNI-t në qarkun e Tiranës nga shtatë në tre drejtori, ndërsa në qarqet e tjera nga dy në një drejtori.