Naço merr mbështetjen e Hoffmann për asistencë në reformat në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermansië, z. Hellmut Hoffmann. Diplomati gjerman e uroi Ministrin për detyrën e re në një sektor kaq të rëndësishëm, siçështë drejtësia. Ministri Naço e informoi Ambasadorin mbi reformat që ministria që ai drejton ka nisur.“Që në ditët e para të punës sime, ka nisur puna me ekipine kabinetit mbistrategjinë anti- korrupsion. Ka nisur tashmë punën portali i denoncimeve në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në internet, i ndryshuar dhe i zgjeruar në fushën e denoncimeve të rasteve të korrupsionit. Gjithashtu, do të nisë një fushatë publicitare televizive me qëllim sensibilizues. Kjo nismë synon të zgjojë atë pjesë të shëndoshë të shoqërisë që do të luftojë korrupsionin, ashtu si ne. Do të ketë ndryshime në ligjin anti- mafia, duke përfshirë në këtë ligj si një vepër penale edhe rastet e korrupsionit.Do të ketë reformë në shërbimin e provës, për ta shtrirë atë në të gjithë Shqipërinë. Ky shërbim, që shmang mbipopullimin në burgje, ka edhe synimin e trajtimit më dinjitoz të të dënuarve. Gjithashtu, mbikqyrja elektronike, e zbatuar vetëm në Tiranë, do të shtrihet në të gjithë vendin. Do të bëhet dixhitalizimi i Hipotekës dhe Noterisë, për të shmangur vështirësitë në aplikime dhe kërkesa. Zbatimi i paketës anti- korrupsion do tëketëpërparësi.Për të gjitha këto, do të kërkoja asistencën e ekspertëve gjermanë.”- përfundoi Ministri Naço.Ambasadori tha së lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme, pasi krijon terren më të sigurt edhe për investitorët gjermanë. Gjithashtu, ai u ndal nëçështje që kanë të bëjnë me koordinimin e punës së institucioneve respektive.“Deri më sot, kemi patur një bashkëpunim të mirë ndër- institucional dhe dëshiroj ta vazhdojmë. Nga ana jonë si ambasadë, do tëkeni gjithë mbështetjen e nevojshme në nivel ekspertizë, sikurse ju kërkuat.”- u shpreh Ambasadori Hoffmann.