Panariti pret Hoffmann: Gjermania do të mbështesë projekte në sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, priti sot ambasadorin gjerman në Shqipëri z. Hellmut Hoffmann, dhe përfaqësues të shoqatës GIZ, (Bashkëpunimi ndërkombëtar Gjerman).Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes Qeverisë Gjermane dhe Shqiptare në sektorin e Bujqësisë.Ministri Panariti informoi për prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe kërkoi mbështetje nga pala gjermane për krijimin e fermave model të kultivimit të bimëve dhe mbarështimit të kafshëve. Këto modele do të jenë dhe baza e transformimit të bujqësisë shqiptare, duke e bërë atë më konkuruese në tregjet brenda dhe jashtë vendit, theksoi Ministri Panariti.Ambasadori gjerman dhe përfaqësuesit e GIZ shprehën mbështetjen e Qeverisë Gjermane për zhvillimin e këtyre projekteve dhe për mbështetjen e bujqësisë shqiptare në tërësi.