Miniera e Bulqizës, Nikolla apel Ramës: Ndërhy sa nuk është vonë

Kryetari i Konfederates se Sindikatave te Shqiperise, Kol Nikolla, ka kerkuar nga qeveria te meren masa urgjente mbi gjendjen ne te cilen ndodhet zona D ne minieren e Bulqizes. Sipas tij nderhyrjet e shumta nga firma te paliçensura, e kane kthyer kete zone ne nje burim te sigurt per humbjen e jetes se minatoreve.Drejtuar qeverise Rama dhe Ministrive te Industrise, Ekonomise, asaj te Brendshme dhe Transportit, Nikolla ka kerkuar nisjen e investimeve ne miniere, te cilat do te garantojne jeten dhe sigurine ne pune, e njekohesisht largimin e firmave te paliçensuara qe jane duke operuar ne kete zone.Nikolla eshte shprehur se qeveria Rama duhet te vendose zbatimin e ligjit ne minieren e Bulqizes ne te kundert do te nise levizja sindikaliste.