Universiteti i Kukësit pa auditorë, mungojnë hapësirat, mësimi bëhet me dy turne
Viti i ri akademik per studentet e filialit te Universitetit te Tiranes ne Kukes, eshte duke u shoqeruar me nje sere problemesh.Si te mos mjaftoje fakti qe pjesa me e madhe e tyre nuk kane godine strehimi, sot vihet re edhe mungesa e ambjenteve per te zhvilluar nje proçes mesimor normal. Mexhit Hajdari, pergjegjes i ketij filiali, shprehet se seminaret dhe leksionet do te zhvillohen ne dy turne pasi nuk ka hapesira.Edhe pse nga ana e bashkise Kukes eshte dhururar nje ambjent, ai serish nuk eshte ne dispozicion te studenteve dhe pedagogeve, pasi kushtet ne te cilat ndodhet nuk jane aspak te pershtatshme per te zhvilluar mesim, aq me teper kur behet fjale per nje Universitet apo auditoret qe ai duhet te kete ne dispozicion.Ne kete Universitet regjistrohen mbi nje mije studente. Filiali i Universitetit te Tiranes ne Kukes, eshte hapur 5 vite me pare, por serish vuan mungesen e ambjenteve, pavaresisht faktit se nga viti ne vit numri i te rinjve qe arsimohen prane tij ka shënuar rritje.