Gjermania mund Suedinë me show

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë të ditur se klubi mbretëror ka paguar 91 milionë euro për transferimin e Gareth Bale nga Tottenhami. Që nga transferimi i uellsianit në Bernabeu, është spekuluar se Los Blancos kishin paguar shumë rekorde prej 100 milionë eurosh."Bale është siguruar për 91 milionë euro, kjo është shuma sa ka kushtuar", ka thënë Perez për “Intereconomia”. Kjo do të thotë se Cristiano Ronaldo mbetet futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.Në vitin 2009, Reali pagoi 94 milionë euro për transferimin e portugezit nga Manchester Unitedi.Florentino Perez ka pranuar se Los Blancos mund të kërkojnë nënshkrimin me Radamel Falcaon në fund të sezonit aktual. Sulmuesi kolumbian në fillim të këtij sezoni iu bashkua Monacos nga Atletico Madridi dhe nënshkroi deri në vitin 2018.Kreu i Mbretërve mohoi spekulimet se klubi i tij mund të bëjë ofertë në janar për 27-vjeçarin, por tha se oferta mund të bëhet në verën e ardhshme."Ai nuk do të vijë në janar, por në qershor, ndoshta? Asgjë nuk është e pamundur dhe deri atëherë ka edhe shumë kohë. Falcao është një lojtar i shkëlqyer dhe e di sa atij i pëlqen të luajë te Madridi. E di këtë, por kjo është gjë normale"