Play-Off, CR7: Kam frikë përplasjen me Francën
Atë që s’e bën në fushë, Cristiano Ronaldo ka filluar ta bëjë jashtë saj. Portugezi, pas barazimit turpërues që mori Portugalia ndaj Izraelit, i dorëzuar për vendin e parë në Grupin F, komentoi rivalët që do të preferonte në Play-Off. Rusia e "Don Fabios" ka bërë surprizën në këtë grup, pasi ka pikë më shumë se luzitanët.AkuzaAkuzat që i bëri Francës nuk ishin të lehta. Për mesfushorin luzitan, "Gjelat" janë skuadra për t’u evituar, jo vetëm për forcën e lojtarëve që kanë në formacion: "Kur u hedh një sy kombëtareve që mund të sfidojmë për të shkuar në Botëror, them se duhet të evitojmë Francën. Nuk e konstatoj diçka të tillë vetëm për faktin se ata kanë lojtarë shumë të mirë. Ky nuk është shqetësimi im i vetëm. Nëse do kishte një ndeshje mes Portugalisë dhe Francës, atëherë do të kishte interesa të tjerë që do të ndikonin në të. Nuk e zgjas më në këtë pikë, pasi përndryshe do më pezullonin ose gjobitnin".PrecedentiNë të vërtetë Ronaldo bën lidhje të arsyeshme. Ai kërkon të tregojë se fakti që Michel Platini, një francez, është në krye të UEFA-s është një plus për "Gjelat", të cilët në Botërorin "Afrikë e Jugut 2010″ ishin prezent falë një skandali të vërtetë. Gjyqtari i ndeshjes Irlandë-Francë vlerësoi si të rregullt një gol të francezëve, që erdhi pas një faulli të rëndë. Henry, autori i asistit, e mbajti në lojë topin falë një prekjeje të dukshme me dorë. Ky do të rezultonte edhe episodi vendimtar që e la në shtëpi Irlandën e Trapattonit, që në ato dy takime dha më shumë se Franca.Kundër ZidanePo dje mediat spanjolle kanë raportuar se Kristiano Ronaldos nuk i kanë pëlqyer aspak faljet e Zizu Zidanit rreth pretendentëve të “Topit të Artë”. “Të dy e meritojnë. Por unë do t’ia dorëzoja Frenkut, pasi fitoi gjithçka me Bajernin", deklaroi zëvendëstrajneri i Realit, Zinedine Zidane, për radion franceze RMC. Kjo fjali nuk është "përtypur" nga Ronaldo, që i ka shprehur tërë pakënaqësinë e tij Perez.