Revolucioni dimëror i Milan, kush ikën e kush vjen

Drejtuesit e Milan po përgatiten për të ndryshuar rrënjësisht grupin e skuadrës gjatë merkatos së dimrit.Siç shkruan sot "Corriere dello Sport", gjashtë futbollistë të "Djallit" rrezikojnë të mos jenë më në planet e klubit për vitin e ardhshëm: Niang, Saponara, Vergara, Gabriel, Zaccardo dhe Matri. Ish sulmuesi i Juventus nuk ka bindur gjatë këtyre javëve dhe një largim i tij nuk është i pamundur.Përsa i përket afrimeve, pas akordit me Adil Rami, Milan po punon mbi pistën Keisuke Honda. Kuqezinjtë e kanë gjetur prej kohësh akordin me lojtarin, por për japonezin ka një interes të fortë edhe nga Tottenham, që i ofron 4 milionë euro në sezon.Emra të tjerë të mundshëm janë edhe ata të Juraj Kucka dhe mbrojtësit të Nurnberg, Marvin Platternhardt.