"Sport": Tifozët e Dortmund, lojtari i 12

A është tifozeria e Dortmundit lojtari i 12-t në fushën e lojës? Kjo është një pyetje në fakt që mund të mos dojë shumë kohë për ti dhënë përgjigjie. Sipas një vëzhgimi të përditëshmes katalanase "Sport" e cilëson tifozerinë verdhezi si shumë të nxehtë dhe padyshim një ndër më mbështetëset për ekipin në Evropë. Klop dhe skuadra e tij duhet të jenë krenarë pasi me vete kanë padyshim një nga tifozeritë më të mira në botë.Sektori ultras është më i madhi i Europës, me 25 mijë spektatorë që vezullojnë të gjithë ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës, ato verdhezi. Duket sikur nuk është në formën e duhur, duket sikur po bie, me tifozët që herë dhurojnë spektakël është e qartë se skuadra ka një motiv më shumë. Së fundmi, paraqitja e shkëlqyer e Borussias së Dortmundit në sezonin e kaluar të Champions League e ndihmoi edhe tifozerinë fantastike të saj të njihet akoma më tepër në botë, fal mozaikut të saj origjinal dhe këngëve të ndryshme që i dedikojnë skuadrës përgjatë gjithë 90 minutave.Në vëzhgimin e "Sport" që bën një lloj klasifikimi të grupimeve të fansave që mbështesin më shumë skuadrën e tyre në Europë, ndër sektorët ultras të tifozerive më besnike që e përkrahin gjithmonë e në mënyrë të pakushtëzuar skuadrën e tyre është dhe ai i Liverpool-it me himnin e tij të famshëm, "You'll never ëalk alone" apo ferri që ndizet në stadiumet e “Olympiakos” dhe “Galatasaray”.