Fiton Anglia dhe kualifikohet

Përfaqësuesja e Anglisë ka marrë vizën për në Brazil, ku në vitin e ardhshëm do të zhvillohet Kampionati Botëror në futboll.Skuadra e drejtuar nga Roi Hoxhson ka mundur të bëjë detyrën duke fituar takimin vendimtar 2-0 ndaj një kundërshtari aspak të lehtë si Polonia. Uejn Runi dhe Starrixh në vijën e artë të sulmit, zhvilluan një takim shumë të mirë ndërsa mesfusha britanike u shfaq shumë e konsoliduar duke mos lënë shumë raste për të shënuar për kundërshtarët.Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë (41'), ndërsa kapiteni i Liverpoolit dhe përfaqësueses, Steven Gerrard, e vulosi fitoren në fund të pjesës së dytë (88').Uembli këtë herë nuk ka dhuruar asnjë surprizë negative duke e dërguar ekipin e Hoxhson në botërorë. Tre luanët kanë dy fitore në dy takimet e fundit duke hedhur poshtë të gjitha kritikat ndaj kësaj skuadre dhe duke treguar se në Brazil mund të shkoj dhe për të bërë surprizënNë ndeshjen tjetër të rëndësishme të Grupit H, Ukraina e ka shkatërruar San Marinon me rezultat 8-0, por kjo nuk mjaftoi për t'u kualifikuar. Kjo kombëtare pjesëmarrjen në 'Kupën e Botës 2014' do ta kërkojë përmes 'play-offit'.Në renditjen finale, Grupit H i prin Anglia me 22 pikë, ndërsa Ukraina ka një pikë më pak në vend të dytë.