Reali shet Kedirën dhe Benzeman?
Real Madridi shumë shpejt mund të mbetet pa dy nga yjet e saj. Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman Sami Khediran, dhe sulmuesin francez, Karim Benzema. Sipas mediave britanike,lojatri gjerman është duke u monitoruar nga klubi i madh anglez, Arsenal.Thuhet se Khedira mund të ndjek rrugën e ish shokut të ekipit të tij, Mesut Ozil, i cili në verën që lamë pas u transferua nga Madridi tek londinezët. Raportohet se mesfushori gjerman, i cili kërkohet edhe nga Manchester United, një tjetër klub i famshëm anglez, mund të shkojë në Angli për shifrën 40 milionë euro.Ndërsa nga ana tjetër edhe Karim Benzema duket gjithnjë e më larg Real Madridit. Lojtarifrancez, i cili po kalon periudhe të vështirë në Madrid duket se në janarin që vjen do ta mbyll "aventurën" në 'Santiago Bernabeu'."AS" raporton se ish ylli i Lyonit mund të bëhet pjesë e futbollit të Turqisë. Klubi i famshëm turk, Galatasaray ka shprehur interesim për francezin.Thuhet se klubi madrilen dhe ai turk mund të arrijnë marrëveshje për kalimin e Benzemas, i cili do të ishte një përforcim i duhur për repartin ofansiv të gjigantit turk. Benzema kërkohet edhe nga Arsenal, por sipas mediave spanjolle, francezi është më afër klubit turk.