Sot luhet derbi Partizani-Tirana
Pas paraqitjes zhgënjeyese të kombëtares, sonte në mbrëmje në "Qemal Stafa" do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Përballja më e bukur e futbollit shqiptar kthehet pas 4 vjetësh. Ndërsa të kuqtë kanë ardhur nga Kategoria e Parë, bardheblutë nuk janë aspak si dikur pasi janë në një krizë të thellë. Trajneri i Tiranës, Dede, është ngushullar me faktin se në dispozicion të tij do të ketë Semedon dhe Gërcin, i pari mund ta nis edhe si titullar.Tirana mund të luaj me formacionin 4-4-2:Në portë do të jetë Çaka, në mbrojtje do të luajnë Kërçiku, Pashaj, Vrapi dhe Kotobelli, në mesfushë do të luajnë Muça, Limani, Hysenbelliu dhe Karabeci, ndërsa në sulm me shumë mundësi nga minuta e parë do ta nisin Semedo dhe Çota.Nga ana tjetër trajneri Lika kërkon vetëm fitoren dhe konfirmon se mungesë do të jenë vetëm dy lojtarë: Ibrahimi dhe Murati. Partizani ka bërë zyrtare edhe marrëveshjen me Albtelekomin si sponsor të përgjithshëm, ndërsa në fushë do të hedhë këtë 11-she:Në portë do të jetë Hoxha, në mbrojtje Bensnik Krasniqi, Rrahmani, G.Kransiqi, Udoh, në mesfushë do të luuajnë Hyshmeri, Demiri, Maliqi, Mazrekaj, ndërsa në sulm do të luaj i vetëm Mitraj që do të mbështetet nga Buac.Derbi Partizani-Tirana pse jo, mund të tejkalojë interesimin e sportdashësve shqiptarë. Ka javë të tëra që flitet për këtë derbi dhe ja, sot ka ardhur dita finale, aty ku nuk luhet vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumit. Për hir të së vërtetës, më shumë madje, do të luhet mes tifozëve, të cilët kanë ditë që kanë përgatitur koreografinë e tyre për ndeshjen e sotme. Të dyja tifozëritë janë të organizuara si kurrë më parë. Tifozët e kuq e prisnin prej 4 vitesh këtë ditë, ndërsa tifozët bardheblu duket se kthesën e madhe e shohin pikërisht nga kjo superndeshje. Pak rëndësi ka renditja, për ta fitorja në një derbi mund të vlejë gati sa i gjithë kampionati. Ndeshja e sotme do të luhet në orën 20:00, nën dritat e projektorëve. Partizani është në vendin e tretë në renditje me 11 pikë ndaj 15 të Skënderbeut kryesues, ndërsa Tirana ka 7. Të dyja skuadrat kanë një ndeshje më pak se të tjerat. Priten që në stadium të jenë mbi 10 mijë tifozë, duke ndezur atmosferën.