Inaugurohet rruga 'Sir Alex Ferguson Way'
Rruga afër stadiumit Old Trafford është riemëruar zyrtarisht dhe tani do të quhet 'Sir Alex Ferguson Way', për nder të ish trajnerit legjendar të Manchester Unitedit. Skocezi, i cili kaloi në pension në maj pas 26 vjetësh në krye të 'Djajve të Kuq', nga dje do ta ketë rrugën në emër të tij, ndërsa ishte i pranishëm për inaugurimin e saj dhe dha nënshkrime për të pranishmit."Është një privilegj dhe nder të jetë një rrugë me emrin tim. Këto gjëra nuk i pret në jetë. Gjithçka nisi 26 vjet më parë, kur erdha në një klub të madh dhe e shkrova historinë. Ishte një rrugë e jashtëzakonshme për mua, e cila përfundoi sot me rishkrimin e rrugës: Sir Alex Ferguson Way", ka thënë Ferguson."Jam mjaft krenar me të gjithë ata që ishin të lidhur me klubin. Do të doja ta falënderoj Manchester Unitedin që më ftoi mua këtu sot. Ishte një lidhje fantastike me këtë klub në jetën time dhe një sfidë që e kam pranuar. Dhe, ne jemi ku jemi tash. Ky klub do të shkojë gjithmonë përpara", përfundoi trajneri skocez, i cili nga viti 1986 ka fituar 38 trofe, përfshirë këtu edhe 13 tituj në Premierligë dhe 2 trofe të Ligës së Kampionëve.