Dy shqiptarë vëzhgohen nga Lazio
Edhe dy shqiptarë të tjerë mund ti shtohen kolonisë së shqiptarëve te Lazio. Sfida e "Qemal Stafës", Shqipëri-Zvicër e luajtur në kryeqytet të premten e kaluar është ndjekur nga afër nga dy specialistë të Lazios, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, që kanë pasur për detyrë të vëzhgonin dy futbollistë të rinj kuqezi, Ergys Kaçen dhe Amir Abrashin.Sipas gazetës italiane "Il Tempo" drejtori sportiv i klubit roman, Igli Tare, u kishte prenotuar një biletë për në stadium dy vartësve të tij, për të krijuar një ide më të qartë rreth cilësive të dy lojtarëve, që tashmë janë gati për të bërë hapin e madh në karrierë, shkruan Supersport.Në fakt pak ditë më parë mediat greke zbuluan se e ardhmja e Ergys Kaçes, pas problemeve që ka patur kohët e fundit te Paoku, do të jetë në Serinë A, ndonëse emri i skuadrës italiane nuk u bë i ditur.Me sa duket është Lazio ajo që kërkon të përfitojë nga situata e 20-vjeçarit, talenti i të cilit ra në sy edhe në përballjen e dyfishtë të fazës play-off të Championsit Shalke-Paok. Sa i përket Abrashit, Lazio e ka ndjekur prej kohësh ecurinë e 23-vjeèarit, i cili është pjesë e rëndësishme e formacionit të Grasshopers. Ngelet të shohim deri në fund nëse do të shohim edhe dy shqiptarë të tjerë në Serinë A.