Itali-Gjermani, miqësore luksi më 15 Nëntor

Sfida historike mes Italisë dhe Gjermanisë do të shënojë një kapitull të ri të sajin më datë 15 nëntor, në "San Siro", siç është konfirmuar ditën e djeshme nga të dyja federatat.Akordi për këtë miqësore luksi është vulosur tashmë dhe ky takim do të jetë i veçantë mbi të gjitha për trajnerin e "Pancerave", Joachim Low, i cili përballë "Axurrëve" do festojë pankinën e tij të 100-të.Kjo sfidë, edhe pse thjesht një miqësore, do të shtojë edhe më shumë emocionet e datës 19 nëntor, duke qenë se në këtë ditë do të luhen edhe ndeshjet e kthimit të play off-eve për Botërorin 2014 (ndeshjet e para do luhen më 15 nëntor), të cilat do të japin kështu panoramën e qartë dhe të plotë për zonën europiane.