Brazil 2014, ekipet që u kualifikuan

Dje kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të eleminatoreve “Brazil 2014”, duke nxjerrë dhe skuadrat e fundit që do të marrin biletë për në Botëror.Pas Holandës, Italisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Belgjikës, prenë biletën për në Brazil edhe Rusia, Anglia, Spanja dhe Bosnjë Hercegovina që u renditën të parat në grupet respektive. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është Bosnjë Hercegovina, e cila kualifikohet për herë të parë në finalet e botërorit që pas shpërbërjes së ish- Jugosllavisë. Një arritje e jashtëzakonshme kjo për një ekip që në kualifikueset e Evropianit u eleminua vetëm në fazën play-off.Skuadrat që u kualifikuan në fazën play-off të botërorit janë Kroacia, Suedia, Rumania, Islanda, Portugalia, Greqia, Ukraina dhe Franca, ndërsa Danimarka edhe pse u rendit pas Italisë në Grupin B, e humbi të drejtën për të luajtur në play-off, pasi u rendit e dyta më e dobët e kualifikueseve.E papritura më e madhe është Turqia që nuk mundi dot të shkonte as në fazën play-off duke u mundur edhe nga Hollanda. Sa u përket statistikave të këtyre eliminatoreve, Gjermania dhe Holanda janë përfaqësueset që kanë grumbulluar numrin më të madh të pikëve, plot 28, me 9 fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa Andorra dhe San Marino janë skuadrat e vetme që i kanë humbur të gjitha ndeshjet në grupe.Spektakli ende nuk ka përfunduar pasi ngelen edhe disa skuadra që shpresojnë për një biletë të fundit për në Brazil përmes fazës play-off.