Shpresat sërish në tapet, munden nga Bosnja
Kombëtarja e Shpresave është mposhtur dje edhe nga Bosnja e Hercegovina në ndeshjen e saj të 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2015.Në ndeshjen e luajtur në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit, dy ekipet më të dobëta të grupit të katërt eliminator, Shqipëria dhe Bosnja dhanë një paraqitje të dobët në fushën e lojës. Loja pak a shumë ka qenë e barabartë për të dyja skuadrat me miqtë më të mirë vendosur në fushën e lojës dhe me raste më të shumta për shënim. Skuadra e Skënder Gegës shfaqet si një skuadër pa shumë ide në fushën e lojës duke qenë shumë e lexueshme nga kundërshtarët ballkanas.Një penallti e dyshimtë e akorduar për miqtë të cilën e ka konkretizuar Kveshic në minutën e 37-të, ka vendosur fatin e takimit, duke e lënë skuadrën e Skënder Gegës pa as edhe një pikë të vetme në grup. Një pjesë e parë monotone e ka karakterizuar takimin me një mbizotërim të lehtë të miqëve, ndërsa në pjesën e dytë pavarësisht që Shqipëria pati diçka më tepër nga loja, arriti edhe të rrezikojë disa herë por pa sukses.Me 5 humbje, Shqipëria U-21 mban vendin e fundit në grupin 4 që kryesohet nga Spanja me 12 pikë, Austria me 9, ndërsa Bosnje Hercegovina renditet një pozicion më lart me 6 pikë.