Xavi mbron Neymarin dhe Fabregasin

Xavi Hernandez gjatë një interviste për Rac 1 ka folur mbi trajnerin e tij Tata Martino,Fabregas dhe për yllin brazilan Neymar. Për tekniku argjentinas ai u shpreh kështu:"Unë pres gjëra shumë të mira nga ky sezon. Është  e vërtet se në këtë fillim sezoni na kanë shoqëruar disa lajme jot ë mira por tani kemi një trakjner të rid he do të kërkojmë të rikthehemi më të fortë sa më shpejt të jetë e mudnur. Tata është një njeri që punon shumë dhe ka idet e qarta. Ne shpresojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar në La liga".Më pas ai kërkoi të mohojë zërat që e akuzojnë sulmuesin brazilian Neymar si simulues. Në një intervistë për mediat spanjolle, mesfushori katalanas shkron edhe më tej duke zbuluar burimin e polemikave."Neymar akuzohet padrejtësisht sepse Barcelona ka shumë rivalë. Në Madrid kërkojnë të shpikin gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë, madje vendosin edhe etiketa. Të tillë janë edhe zërat që thonë se ai bën teatër në fushën e lojës".Në vijim, lojtari që në janar mbush 34 vjeç, flet për të ardhmen e skuadrës."Kemi një skuadër të shkëlqyer që premton të ardhme me 7-8 lojtarë të rinj që premtojnë shumë. Ata kanë një peshë të madhe në grup dhe Barcelona do të korrë suksese edhe kur unë të mos jem në fushën e lojës. Askush nuk është i pazëvendësueshëm në një skuadër".Në fund ai foli dhe për Fabregas ku theksoi se zërat për një formë jo të mirë të tij janë të paverteta.