Negredo kërkon Diego Kosten te Spanja: Lojtar i madh

Të gjithë në Spanjë janë të çmendur pas një njeriu që quhet Diego Costa. Në fakt me origjinë është brazilian, por si futbollist po shkëlqen në Spanjë me Atletiko Madridin.Edhe pse është golashënuesi më i mirë për momentin në La Liga, bomberi është i detyruar të stërvitet me Diego Simeonen gjatë ndeshjeve  eliminatore pasi çështja e fanellës që do të mbajë veshur nuk është zgjidhur ende. Ai e ka deklaruar publikisht se dëshiron ta vazhdojë karrierën me Spanjën ndërsa Alvaro Negredo në radhët e kombëtares "La Roja" ia bën më të thjeshtë.Sulmuesi i Manchester City-t  që këtë sezon ka kaluar në Premier League tregohet zemërgjerë edhe pse ardhja e tij mund të sjell uljen në stol për të."Diego Costa është një lojtar i madh dhe nuk duhet të keni asnjë dyshim për këtë. Nëse ai bashkohet më Spanjën do të jetë një shtyllë e rëndësishme për ne dhe një mbështetje te madhe do ta marrë nga i gjithë ekipi që e pret me krahë hapur. Më pëlqen shumë si lojtar dhe kam dashur përherë të luaj në një skuadër bashkë me të. Por më duhet ta pranoj se është Del Bosque ai që do të marrë një vendim për të".Fjalë të ngrohta këto nga ana e një rivali direkt për një vend në formacionin titullar të Spanjës që po vuan për të gjetur një zëvendësues të denjë të Fernando Torres në majën e sulmit. Negredo dhe Soldado nuk kanë arritur të fitojnë besimin e plotë të teknikut iberik, ndërsa vetë Torres po kalon një formë jo shumë të mirë.