"Formula 1", Vettel i pandalshëm, Alonso i shtyn festën

Sebastian Vettel nuk di të ndalet, ndërsa fitoi garën e katërt radhazi e të nëntën në këtë sezon në Çmimin e Madh të Japonisë.Megjithatë, ndonëse në Suzuka piloti gjerman kishte shanse për të fituar matematikisht titullin e katërt kampion në karrierë, diçka e tillë duket se do të shtyhet pas dy javësh në Indi, pasi Fernando Alonso arriti të mbyllte garën në vendin e katërt.Vettel do të ishte kurorëzuar nëse ferraristi do të renditej në vendin e nëntë ose më poshtë.Dominimi absolut i Red Bull-it u vërtetua edhe nga piloti i dytë i saj, Mark Webber, që arriti të pozicionohej i dyti.Me Lotusin e tij, Romain Grosjean arriti të kryesonte garën gjatë pjesës më të madhe të saj, por i parakaluar në dhjetë xhirot e fundit prej dy njëvendsheve me krahë, francezit iu desh të kënaqej me vendin më të ulët në podium.Pas Alonsos në vendin e katërt arriti të pozicionohej Raikkonen, që në sezonin e ardhshëm do të jetë shoku i tij i skuadrës tek Ferrari.Nga ana e tij, Lewis Hamilton nuk mundi ta mbyllte këtë garë, pasi i nisur me probleme të shumta teknike që në start, u detyrua të tërhiqej pas vetëm nëntë xhirosh. /albeu.com/ Klasifikimi i garës: 1) Sebastian Vettel (Red Bull)2) Mark Webber (Red Bull)3) Romain Grosjean (Lotus)4) Fernando Alonso (Ferrari)5) Kimi Raikkonen (Lotus)6) Nico Hulkenberg (Sauber)7) Esteban Gutierrez (Sauber)8) Nico Rosberg (Mercedes)9) Jenson Button (McLaren)10) Felipe Massa (Ferrari)