Kualifikohet Bosnja, vendi në festë
Kualifikimi historik i Bosnje Hercegovinës në Botërorin "Brazil 2014, ka sjellë një eufori në mbarë kombin boshnjak, por së pari te vetë futbollistët e Kombëtares.Sarajeva mbrëmë ka qenë e gjitha në festë për këtë arritje historike. Boshnjakët u pritën me brohoritje që në aeroport pas suksesit 1-0 me Lituaninë, që i dha atyre biletën për në Botërorin e Brazilit. Rrugët e kryeqytetit boshnjak ishin pushtuar nga makina të mbuluara nga flamuri verdheblu i vendit, ndërsa skuadra për mes një autobuzi përshëndeti 10 mijë tifozët që dëshironin të ndanin emocionet ë kësaj arritje historike. Kjo është edhe një ndër arritjet më të mëdha në historinë këtij shteti të ri që nga koha nga ish-bashkimi sovjetik.Trajneri Safet Susic, në fjalën e tij nuk harroi të përshëndeste pikërisht tifozët për mbështetjen e madhe që i kishin dhënë përfaqësueses:"Dua të falenderoj çdo qytetar të Bosnje Hercegovinës për këtë sukses, për çdo gjë që kemi ndarë bashkë si brenda ashtu dhe jashtë fushës së lojës, në çdo qytet dhe stadium ku kemi luajtur".Gjatë eliminatoreve, Bosnja pati një mbështetje të madhe dhe nga grupime tifozësh që vinin nga jashtë vendit, të cilët udhëtonin me mijëra kilometra për të mbështetur përfaqësuesen e tyre në çdo sfidë. Pasi u eleminua dy herë nga Portugalia në play-off, ky është kualifikimi i parë i Bosnje Hercegovinës në një kompeticion madhor që prej ndeshjes së parë të luajtur në viti 1995 ndaj Shqipërisë në "Qemal Stafa".Me këtë arritje ne bindemi marrim edhe një mësim të mirë se me punë mund të arrish gjithçka.