Argjentina bën detyrën, Meksika fiton në "frymën e fundit"
Edhe pse të kualifikuar tashmë dhe pa yllin e saj Lionel Messi, Argjentina sërish vazhdon të fitojë në grupin eleminator të Amerikës së Jugut. "Albicelestet" kanë triumfuar 3-1 përballë Perusë në ndeshjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm falë një dopiet të Ezequiel Lavezzit dhe një goli të Rodrigo Palacios.Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Claudio Pizarro që në minutën e 21, por avantazhi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi ylli i PSG-së barazoi në minutën e 23. Por Lavezzi nuk u ndal këtu: në minutën e 35 ai shënoi edhe golin e dytë duke i mbyllur 45 minutat e para në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë Rodrigo Palacio do të realizonte edhe golin e tretë, duke vulosur kështu edhe rezultatin final të takimit.Një tjetër sfidë interesante ka qenë dhe ajo mes Meksikës dhe Panamasë. Heroi Raul Himenez në minutën 86 për të mposhtur 2-1 Panamë dhe për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në botëror. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 40 me Peralta, duke lënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por reagimi i Panamasë erdhi në minutën e 81 me Tehada.Minutat e fundit të kësaj sfidë ishin tepër emocionuese, por një supergol i Himenez çoi në ekstazë vendasit që me këtë fitore shpresojnë ende në kualifikimin direkt për në botëror.