Spanja fiton dhe i afrohet Brazilit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2013, 12:28
Spanja ka arritur një fitore me rezultat 2-1 ndaj Bjellorusisë për t'u afruar më shumë se kurrë një kualifikimi direkt në botërorin, Brazili 2014. Del Boske vendos të hedh në fushë një skuadër me formacionin 4-3-3, ku nga minuta e parë debutoi edhe talenti i Suonsi,Miçu. Në pjesën e parë Spanja zotëron lojën dhe krijon shumë raste shënimi, por nuk ka forcë goditëse për të zhbllokuar rezultatin. Pjesa e parë do të mbyllej e bardhë.
Në pjesën e dytë skuadra e Vinsente Del Boskes hyn më e karikuar në fushë, duke gjetur rrugën e rrjetës me anë të Ksavit. Fantazisti i Barcelonës përfiton falë një rromuje në zonë duke mposhtur portierin kundërshtar. Goli i dytë erdhi në minutën e 78 me anë të sulmuesit të Sitit, Alvaro Negedo. Sulmuesi spanjoll realizon lehtësisht me kokë pas një krosimi të Serxhio Ramos nga e djathta.Korilenko u kujdes në fund të shënonte golin e flamurit për të krijuar disi panik në kampin iberik, por që rezultati nuk ndryshoi deri në fund duke ngelur 2-1.Me këtë fitore Spanja ka 17 pikë në vendin e parë në tabelën e Grupit I, me tri pikë më shumë se sa Franca në vendin e dytë. Spanjës i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë për t'u kualifikuar zyrtarisht si kryesuese.