Anglia pranë kualifikimit, mund Malin e Zi
Anglia ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në shifrat 4-1 ndaj Malit të Zi, duke siguruar praktikisht edhe kualifikimin në botërorin, Brazili 2014. Tre luanët hodhën në fushë edhe dyshen më të mirë të momentit, Runi dhe Starrixh.Pjesa e parë ishte e barabartë për të dyja skuadrat, të cilat nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me gjithë rastet e shumta të krijuara. Në minutën e 48-të, Uejn Runi gjen rrugën e rrjetës pasi portieri kundërshtar ndaloi së pari një goditje të Starrixh. Nga loja spektakolare e tre luanëve erdhi dhe goli i dytë, Boksic ngatërron portën duke e dërguar topin në portën e tij.Dmnjanovic në minutën e 71-të shënon golin e shpresës, por që do të shuhej vetëm pas 7 minutash, Townsed shënoi një gol të bukur në hyrje të zonës. Goli i fundit u shënua nga Daniel Starrixh në minutën e tretë shtesë nga pika e bardhë duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1.Me këtë fitore Anglia ka 19 pikë në vendin e parë, ndërsa Ukraina është në vendin e dytë me 18 pikë. Mali i Zi gjendet në vendin e tretë me 15 pikë dhe ka nevojë një mrekulli për t'u kualifikuar në Grupin H.