Ndalet Portugalia, Hollanda dhuron show
Portugalia ende nuk e ka arritur kualifikimin në botërorin e ardhshëm, pasi u ndal në një barazim 1-1 ndaj Izraelit që ia ka vështirësuar vetes biletë për në Brazil. Ronaldo luajti nga fillimi në takimin e zhvilluar para tifozëve portugezë, ndërsa ylli i Real Madridit arriti që të futet vetëm në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.Portugezët shënuan të parët me anë të Costas pas 27 minutash lojë, i cili u ndihmua nga Pepe. Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Portugalisë, por dominimi nuk u konkretizua me gol. Në mundësinë e parë reale ishin izraelitët ata që shënuan për barazimin prej 1-1 në minutën e 85-të.Rusia është kryesuesja e Grupit F me 21 pikë, kurse Portugalia ka 18 pikë në vendin e dytë. Në vendin e tretë është Izraeli me 13 pikë. Portugalia mund të ketë siguruar play-offin, por jo edhe kreun e tabelës, pasi vështirë se Rusia do të mund të dështojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Azerbaixhanit.Hollanda edhe pse e kualifikuar dhuron show dhe spektakël në Amsterdam ,duke gjunjëzuar Hungarinë në shifra të frikshme 8-1.Ndërsa Gjermania bëri atë që pritej ndaj Irlandës duke fituar 3-0 dhe duke prerë biletën për në kampionatin botëror. Ishte Van Persie ai që hapi serinë e golave në minutën e 16-të pas një devijimi të saktë me kokë. Lojtari i Romës Strootman pas 9 minutash shënon golin tjetër, edhe ky me një goditje me kokë. Për të mbyllur pjesën e parë do të mendonin Lens dhe Van Pesi duke i dërguar skuadrat në shifrat 4-0.Në fraksionin e dytë të lojës, hungarezët gjejnë rrugën e rrjetës nga penalltia, ndërsa Van Persi disa minuta më pas shënon dhe golin e tretë personal. Në minutën e 65-të Devecseri shënon një gol spektakolar, por fatkeqisht në portën e tij. Ndërsa Van der Vart dhe Roben kompletojnë shifrat përfundimtare të ndeshjes 8-1.