Gjermania fiton dhe pret biletën për në Brazil
Nuk ka shumë surpriza, Gjermania ka prerë një biletë për në Brazil, pas fitores së lehtë ndaj Irlandës, duke u kualifikuar si e para në grupin C. Ajo i është bashkuar skuadrave të mëdha të Evropës që e kanë siguruar më parë kualifikimin si Italia, Hollanda.Panzerat e nisën vrullshëm ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Sami Kedira, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi më gola të tjerë, por raste patën të dyja skuadrat për të gjetur tjetër gol.Në pjesën e dytë skuadra e Joakim Lëv futet në fushë sërish e zemëruar në kërkim të një tjetër goli sigurie dhe e gjen në minutën e 58-të me anë të talentit të Chelseat, Andrea Shurle. Ndërsa Mesut Ozil më pas u kujdes për të shënuar golin e tretë dhe përfundimtar për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-0.Në këtë grup të drejtën për të luajtur në play-off e ka fituar Suedia. Nordikët fituan me rezultatin 2-1. Miqtë gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën e 29-të, ndërsa Olson dhe Ibrahimovic shënojnë duke përmbysur rezultatin.Në grupin A Belgjika i mbylli llogaritë e kualifikimit me fitoren e pastër 2-0 në fushën e Kroacisë që ishte kërcënimi i vetëm për të besuarit e Mark Vilmots. Gjithsesi kroatët do të luajnë në fazën play-off të Brazil 2014.