Akuilani i prish festën në fund Danimarkës
Pasi siguroi një biletë për në “Brazil 2014”, Italia e Prandelit luajti mbrëmë në tranfertë ndaj Danimarkës me një skuadër të përgjysmuar. Me gjithë këtë fakt italianët mundën të nxjerrin barazimin 2-2.Vendasit e kërkojnë me më shumë ngulm golin, por nuk arrijnë ta gjejnë. Atë që se bëjnë danezët dinë ta bëjnë shumë mire italianët që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Pablo Osvaldos. Ish-sulmuesi i Romës merr një top të artë nga Markizio, shmang një mbrojtës dhe më pas e dërgon pas shpinës së portierit kundërshtar.Danimarka reagon menjëherë dhe gjen golin në minutën e 28, pasi ish sulmuesi i Juventusit Niklas Bendtner shfryhet përballe disa nga ish shokëve të tij duke barazuar rezultatin. Sulmuesi shtatlartë shtang mbrojtësin Balzareti, duke goditur fuqishëm me kokë. Në fraksionin e dytë të lojës vazhdon dominimi i lojës nga vendasit që konkretizohet nga një tjetër gol spektakolar i Bendtner në minutën e 79-të.Por, Alberto Aquilani, nuk pajtohet me këtë rezultat, duke shënuar minutën e fundit të takimit për të barazuar shifrat në 2-2 dhe duke u prishur festën danezve.Me këtë barazim Italia ka 21 pikë në vendin e parë, ndërsa Danimarka ka 12 pikë, ashtu si Bullgaria dhe të dy këto kombëtare ndajnë vendin e dytë. Ato ndiqen nga Çekia dhe Armenia që kanë nga 12 pikë. Të gjitha këto kombëtare janë në luftë për të siguruar play-offin.