Humb Shqipëria, fitojnë shqiptarët! Zvicra pret biletën për “Brazil 2014″

Të mposhtesh 2 herë nga i njëjti njeri dhe mbi të gjitha nga një shqiptar është e rëndë, por kur llogarit faktin që ai së bashku me shokët e tij do të jetë në botëror na bën krenar. Po jemi mposhtur sërish, ashtu si gjithmonë, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën lojë. Luajmë mirë, por harrojmë për disa minuta që ndeshja është 90 minuta dylyftim dhe përqendrim maksimal dhe mbi të gjitha dorëzohemi përballë faktit që kundërshtari është më cilësor. 9 futbollistë që luajtën në Champions League nuk janë pak për të na mposhtur 2-1 në një 90 minutësh që dhuroi emocione.Atmosfera në "Qemal Stafa" ishte e mrekullueshme, 13 mijë shqiptarë u ulën për herë të fundit në këto shkallë përpara se të mbyllen dyert e këtij impianti magjik. Në fushën e lojës nuk zbritën 11 por 14 shqiptarë, pasi tre ishin me Zvicrën. Në pjesën e parë u pa një lojë shumë e dobët nga kombëtarja jonë, ndoshta ndër më të dobëtat e eleminatoreve. Shaqiri dhe Xhaka shkëlqejnë me lojën e tyre, ndërsa shqiptarët i fyejnë dhe i përulin pas çdo topi që prekin. Xheste vërtet të ulta që dëshmojnë për një kulturë të dobët.Për tu kthyer te ndeshja e gjitha ajo që dhuroi pjesa e parë ishin dy raste të rrezikshme nga Stoker dhe Xhaka që nuk mundën të realizojnë. Me fillimin e fraksionit të dytë sinjalin e parë e jep skuadra jonë, por që ndëshkohet shumë shpejt, pasi Xherdan Shaqiri kujdeset të heshtë të gjitha ofendimet me një gol në minutën e 48-të. Ashtu si në Zvicër, ai është autori i golit dhe nga i njëjti pozicion. Më pas kombëtarja jonë zgjohet duke krijuar shumë raste për shënim, por Benaljo tregon që jo më kot është një portier me një nivel të shkëlqyer. Roshi më pas godet shtyllën, ndërsa Sailhi nuk bën më të vështirën duke e nxjerr topin jashtë. Atë që se bëjmë ne e bëjnë sërish miqtë që gjejnë dhe golin tjetër në minutën e 79-të të takimit më anë të Lang që gjen golin e parë në karrierë me helvetët.Golin e nderit dhe të shpresës së përkohshme e shënon nga pika e bardhë Salihi. Me këtë barazim Shqipëria humb çdo shans për t'u kualifikuar me 10 pikë në vendin e pestë dhe me vetëm një ndeshje të mbetur për të zhvilluar. Zvicra nga ana tjetër kualifikohet për në botëror, ndërsa ne na ngelet të gëzohemi që do jemi në botëror jo me 11, por ndoshta me 6 shqiptarë.