Berisha: Rama përmbysi konsensusin dhe statusin e vendit kandidat
Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë së majtë për përmbysje të konsensusit dhe statusit kandidat të vendit. Përmes rrjetit social facebook, Berisha shprehet se përmes miratimit të aktit normativ për shtyrjen nga data 1 tetor të efekteve të ligjit për shërbimin civil, ai përmbysi konsensusin e arritur me datën 30 maj në votimin e tre ligjeve për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.“Të dashur miq, Edvini miratoi mbrëmë aktin normativ për shtyrjen nga data 1 tetor, që ishte afati konsensual i fillimit të efekteve të ligjit për shërbimin civil, në datë 1 prill 2014. Me këtë akt ai përmbysi konsensusin e arritur me datën 30 maj në votimin e tre ligjeve që ishin të vetmet kushte për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për anëtar të BE. Kështu, Rama së bashku me konsensusin asgjesoi dhe plotësimin e tre kushteve për marrjen e statusit, pra vetë statusin. Konsensusi midis forcave të mëdha politike për ështjet madhore të shoqërisë në çdo vend të qytetëruar ka vlerën dhe fuqinë e një norme të rëndësishme kushtetuese” shkruan Berisha.Në vijim të reagimit të tij, Berisha vlerëson se në 23 vjet ky institucion madhor, që u eleminua me një goditje fatale me aktin normativ nga Piktori dështak, ka qenë faktor ndër më kryesorët të paqes sociale dhe stabilitetit te Shqipërise. Ndaj dhe përmbysja e tij për herë të parë në dy dekada, sipas ish Kryeministrit përben dhe aktin më të rende, më të pashëmbullt, më amoral, më të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërmjet forcave politike të vendit.“Në 23 vjet ky institucion madhor, që u eleminua me një goditje fatale me aktin normativ nga Piktori dështak, ka qenë faktor ndër më kryesorët të paqes sociale dhe stabilitetit te Shqipërise. Ndaj dhe përmbysja e tij për herë të parë në dy dekada përben dhe aktin më të rende, më të pashëmbullt, më amoral, më të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërmjet forcave politike të vendit. Por tejet të rënda jane motivet e asgjesimit te tij. Kjo u be vetem e vetem per te kaluar ne gijotine administraten qe e konsideron armike sepse beri çdo gje per integrimin dhe zhvillimin e vendit. Qytetare dhe qytetarë, këta nuk njohin Kushtetutë, ligje, as dhe besë. Në këmbë! Ky është vetëm fillimi!!” përfundon Berisha.