Diskutimet për Kosovën në KE, Leskaj kërkon mbështetje për proçesin e njohjes

E pranishme në debatin Kosovën në Komitetin e Politikave të Këshillit të Europës, Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit, Valentina Leskaj kërkoi mbështetje edhe për procesin e njohjes së Kosovës.Leskaj kërkon rritjen e mbështetjes së KE-së për Kosovën, mbështetur në rezolutën e Asamblesë Parlamentare.Sipas Leskaj, Kosova ka bërë hapa pozitiv në raport me shtetin ligjor, si dhe ka shënuar arritje në procesin e dialogut politik dhe negociatave me Serbinë, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon çdo qytetar europian.