Ministrja e Integrimit pret Ambasadorët e Spanjës dhe Bullgarisë

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, priti sot në një takim, Ambasadorin bullgar në Tiranë, Dimitar Arnaudov.Ambasadori Arnaudov vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe si dhe u ndal në iniciativën për bashkëpunim dhe shkëmbim të eksperiencave të dy vendeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.Ministrja Gjosha nga ana e saj vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shkëmbimin e përvojës me Bullgarinë drejt integrimit sa më të shpejtë në BE.Dy bashkëbiseduesit prekën gjate bisedës dhe projektet ku Bullgaria mund të bashkëpunojë me Shqipërinë, projekte që përfshijne sektorë të ndryshëm si energjia apo infrastruktura.Ambasadori i Bullgarisë akredituar në Tiranë informoi Ministren Gjosha lidhur me vizitën e ardhshme të Ministrit të Jashtëm të Bullgarisë në Tiranë.Ministrja e Integrimit Evropian priti gjithashtu Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Rafael Tormo Perez.Ambasadori i përcolli Ministres urimet e tij të përzemërta për emërimin e saj në detyrë dhe e siguroi për mbështetjen që Spanja ka dhënë dhe do vijojë të japë për Shqipërisë gjatë procesit të integrimit.Nga ana e saj, Ministrja Gjosha vlerësoi marrdhëniet e mira mes dy vendeve duke e vënë theksin tek nevoja që Shqiperia ka për asistencë teknike lidhur me zbatimin sa më parë të detyrave të integrimit. Theksi u vu tek shkëmbimi i eksperiencës apo ndihma që Spanja mund të japë në ceshtje teknike të procesit të stabilizim asocimit në BE.Më tej, dy bashkëbiseduesit vlerësuan dhe rëndësinë e një dialogu të mirë me opozitën për mbarëvajtjen e procesit të integrimit, proces i konsideruar si tepër i rëndësishëm edhe për qeverinë e re.