Ministrja Gjosha pret Ambasadorin turk: Në BE edhe Kosova

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti Ambasadorin turk në Tiranë, Hasan S. Asan. Zonja Gjosha falenderoi ambasadorin për vizitën dhe i shprehu atij vlerësimin për marrdhënien e mirë që ekziston në shume fusha mes dy vendeve.Ministrja e Integrimit Evropian theksoi se Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra- tjetrën në aspektin ekonomik dhe të sigurisë strategjike duke qënë aleate të forta në NATO, por edhe në projekte të tjera me rëndësi si TAP-i.Nga ana e tij Ambasadori turk z. Asan, shprehu vlerësimin e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe shprehu interesin për të shkëmbyer përvojat e dy vendeve në procesin e anëtarësimit në BE. Nga këndvështrimi rajonal, z. Asan shprehu pikëpamjen e tij në favor të anëtarësimit në BE edhe të Kosovës.Në përfundim të takimit, Ambasadori e ftoi Ministren Gjosha për një vizitë zyrtare në Ankara për tu takuar me homologun e saj në Turqi.