PS tryezë për arsimin, Rama: Publiku, prioritet në financim

Arsimi publik duhet të ketë prioritet në buxhetin e akorduar për arsimin. Kështu u shpreh kreu i selisë rozë Edi Rama, në tryezën e radhës së Partisë Socialiste për arsimin. Sipas Ramës është tjetër gjë financimi bazë, ku sipas tij, publiku duhet të ketë prioritet, ndërsa shtoi se konkurrimi nëpërmjet projekteve stimulon konkurencë dhe cilësi në të dy sistemet.Rama gjithashtu ritheksoi domosdoshmërinë e një verifikimi transparent dhe të pakompromentueshëm të cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore në të gjitha universitetet publike dhe private.“Së pari theksoj se është koha për t’i bërë një verifikim të vërtetë transparent dhe të pakompromentueshëm të cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore të gjitha universiteteve publike dhe private. Duhet bërë menjëherë akreditimi, pa dallim publik apo privat. Verifikimi, akreditimi dhe rankimi kërkojnë transparencë me publikun dhe çdo prind që investon për fëmijët. Së fundi besoj se konkurrenca duhet të jetë mes tyre, për eksesin në fondet publike mbi bazën e projekteve.”- theksoi Rama.