Ekstradohet nga Italia 18-vjeçari i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, u krye ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Hulk Donald Dedja, vjeç 18, lindur në Burrel.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 616, datë 08.05.2011, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Hulk Dedja, për kryerjen e veprës penale të "Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.Me datë 05.05.2011, në Burrel, shtetasi Hulk Dedja dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasit Ismet K. dhe Bashkim D. duke i plagosur rëndë ata.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij më datë 08.03.2012, në Romë, Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.