Nis përgatitja për tortën e pavarësisë, gati për 28 nëntor

Ata e quajnë tortën e qytetarëve dhe kanë përveshur mëngët për të arritur kohën që në 28 nëntor torta tu serviret kryeqytetasve.Torta ka një sipërfaqe prej 550 m2 dhe në të janë angazhuar më shumë se 150 pasticierë. Ata e quajnë sfidë, sepse nuk ka patur eksperienca të mëparshme për një tortë me të tilla përmasa, por të gatshëm për ta përgatitur atë.Ardian Millonari thonë se kanë një bashkëpunim me autoritetet e higjenës per te dizenfektuar vendin për të shmangur cdo incident të padëshirueshëm.Torta do të mbaj të shkruajtur "100 vjet pavarësi", dhe pasticierët thonë se do përdorin shegë dhe ullinjë për dekorin e saj.Gjithashtu do të jenë rreth 200 vajza e djemë që do tu sërvirin tortën popullatës, ndërsa dëshira është që kjo tortë të jetë më e madhja e realizuar ndonjëherë në Shqipëri.Puna vazhdon intesivisht që torta në 28 nëntor të uroj mirëseardhjen e 100 vjetëve shtet.