Topalli-Grosruk: Austria, mbështetje e madhe në 100 vjet shtet të Shqipërisë
Austria në 100 vitet e historisë së pavarësisë së Shqipërisë ka qenë mbështetëse e sfidave integruese të vendit tonë.Gjatë një takimi me zëvendëspresidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, deputetin e parlamentit austriak Volfgang Grosruk, kryetyarja e kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi rolin që ka luajtur Austria në të gjitha proceste integruese që ka hedhur vendi ynë.Grosrku ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në festimet e jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë, veçanërisht në ekspozimin pas katër shekujsh në Shqipëri, të shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut mbërritur nga Muzeu Historik i Artit në Vjenë.Grosruk tha se tashmë shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut ndodhen në Tiranë, si simbol i miqësisë së fortë mes dy vendeve tona. Si zëvendëspresidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, zoti Grosruk përgëzoi për organizimin e Asamblesë Parlamentare në Shqipëri.Kryetarja e Kuvendit dhe zoti Grosruk theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy parlamenteve, si themelor në marrëdhëniet mes dy vendeve.