Lëvizja Shqipëria e Re apel opozitës për miratimin e 3 ligjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 18:31
Lëvizja Shqipëria e Re i bëri apel opozitës që të miratojë ligjet me 3-5 dhe të mos pengojë ëndrrën e qytetarëve për integrim. Gjatë një marshimi, i cili nisi në parkun “Rinia” dhe përfundoi përpara parlamentit.Kryetari i kësaj Lëvizjeje Edmond Vlashaj u shpreh se mos miratimi i këtyre ligjeve është një papërgjegjshmëri e politikanëve kundrejt qytetarëve shqiptarë.Ligjet të cilat kërkojnë shumicën , nuk kanë marrë miratimin e opozitës duke rrezikuar kështu integrimin e vendit në Bashkimin Europian.