Gruevski të premten në Tiranë, ja axhenda e vizitës

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë.Një nga zëdhënësat e Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se vizita përkon me firmosjen e disa marrëveshjeve ndërshtetërore, duke nënvizuar marrëveshjen për njohjen e patentave të shoferit dhe nisma të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror.Gruevski vjen në Tiranë pas më shumë se katër viteve, pas një vizite të tij në shkurt të vitit 2008.Një tjetër vizitë e fundit e tij ka qenë vitin e kaluar, ku Gruevski vizitoi vetëm fshatin Gollobordë, një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone në territorin shqiptar.Ndërkaq Kryeministria e vendit tonë ka zbardhur axhendën e pritjes dhe takimeve të Gruevskit gjatë të premtes.Ora 09.30 Ceremonia zyrtare e pritjes në kryeministriOra 09.45 Takim tet a tet i dy KryeministraveOra 10.00 Bisedimet mes dy delegacioneveOra 10.50 Nënshkrimi i marrëveshjeve, në prani të kryeministraveOra 11.00 Konferencë e përbashkët për shtypOra 15.30 Forumi i Bashkëpunimit Ekonomi, Hotel '' Sheraton'', Salla'' Iliria'' II. Përshëndetet nga dy kryeministrat.