Oketa: Flamuri Kombëtar mbi flamujt e partive te vjetëra

Fryma e Re Demokratike ka zyrtarizuar sot degën e saj në qytetin e Kamzës mes mbështetësve të shumtë.Në takimin e zyrtarizimit të degës në Kamëz, kryetari i FRD Qarku Tirane z.Saimir Shehri u shprehse “kjo,dite eshte nje konkretizim i nje pune te lodhshme 5 mujore e juaja dhe e te gjithe anetareve te FRD qe kane punuar me perkushtim dhe ndershmeri per ngritjen dhe funksionimin ne nje periudhe relativisht te shkurter ,te struktures se partise sone.Te gjithe jemi te bindur se FRD ne Kamez ,Tirane dhe në të gjithë Shqiperine me organizimin dhe vizionin per te ardhmen do te hape nje kapitull te ri ne historin e ketij vendi.Sekretari i përgjithshëm dhe deputeti i FRD Gazmend Oketa duke folur mbi problematikat e qytetit të Kamzës theksoi se flamuri kryesor duhet të jetë ai Kombetar dhe jo ata të partive të vjetëra në Shqiperi.Gjithashtu duke folur mbi situatën politike në vend z.Oketa u shpreh se “uzurpimi i institucioneve nga maxhoranca po shtrihet edhe mbi prokurorinë e përgjithshme e cila ishte insitucioni i vetëm i pavarur që kishte mbetur,tashmë do të shohim se sa do e luftojë qeveria korrupsionin pasi nuk e pengon askush”.Ndërsa nënkryetari i FRD, Aleksander Biberaj i pranishem në takim ngriti problematikat e furnizimit me ujë, mungesën e ambjenteve shkollore apo kushtet e vështira në to,Kamza duhet të jetë pjesë e integruar e metropolit jo e lënë pas dore sic ka ndodhur këto 20 vjet.Gjithashtu një problem që përkon me qytetaret e Kamzës është edhe ai i legalizimeve të cilin FRD do e ketë prioritet në programin e saj,ne do ta zgjidhim problemin e legalizimeve brenda nje viti, u shpreh z.Biberaj.Në përfundim te takimit Biberaj u shpreh i bindur se qeveritarët e korruptuar të cilët kanë abuzuar me fondet dhe i kanë distancuar qytetarët e Kamzes nga metropoli megjithëse janë shumë pranë tij gjeografikisht do të vihen përpara drejtësise.Hapja e deges se FRD në qytetin e Kamzës përkon me shtrirjen e kësaj force politike në të gjithë territorin e Shqipërisë duke marrë mbeshtetje te madhe popullore nga qytetarët shqiptarë.