Pas suksesit, rikthehet në Teatrin e Komedisë "Klani i të divorcuarve"

Pas suksesit në premiren e parë , komedia "Klani i të divorcuarve" rikthehet sërisht për qytetarët këtë fundjavë në Teatrin e Komedisë.Sipas regjisores, Inis Gjoni, fenomeni i divorcit i cili ka arritur një numër të lartë në Shqipëri vjen në komedinë “Klani i të divorcuarve” me mesazhin se sot divorci nuk është një dramë e pakalueshme nga femrat.Komedia ka ne qender te saj tre gra Stefania, Brixhilda dhe Meri që nuk njihen me njëra-tjetrën dhe fati i ka bashkuar në një shtëpi pas ndarjes martesore.Ngjarja zhvillohet në apartamentin e tyre dhe këtu krijohet klani i të divorcuarve. Shfaqja, e cila do të shfqet në datat 24,25 eshtë një komedi intime e cila flet për jetën reale, ku publiku gjen jetën me të cilën ballafaqohet çdo ditë.