20 vjet bashkëpunim Shqipëri-Austri, Berisha: Rritje të investimeve dhe pse krizë

Edhe pse kriza po kërcënon cdo ditë vendet e BE, ivestitorët austriake nuk janë kursyer në derdhjen e kapitalit të tyre në Shqipëri. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në konferencën “20 vjet bashkëpunim me Austrinë”, ku gjeti dhe rastin për të falenderuar Ausrinë për mbështetjen në të gjitha fushat në vendin tonë, e që vazhdon ta bëjë edhe më tej për një prespektivë pozitive për të ardhmen.“Është ky një rast i vecantë për të shprehur vlerësimin tim për këtë bashkëpunim të frytshëm mes dy vendeve tona. Mbështetja autstiake ka qënë një prej elementeve më efikasë, ka mbuluar të gjitha fushat, por do ta nisja me më sensitivin, më njerëzorin. Misionarët austriakë kanë që prej fillesave, punonin në zonat më të vështira, për shkollat, spitalet, ndihmonin fëmijët në nevojë. Iu jam shumë mirënjohës për përkushtimin që kanë treguar, por edhe për mbështetjen që na kanë dhënë në procesin e eintegrimit”, tha Kryeministri.Duke i vlerësuar të suskseshmë investimet e kompanive austriake në fushën e energjisë, infrastrukturës, minierave, Berisha garantoi mbështetjen e qeverisë për tu lehtësuar të gjitha barrierat e mundshme dhe ofruar të gjithë bazën ligjore të domosdoshme për ta.“Pavarësisht krizës së përgjithshme në Europë investimet austriake janë rritur, është rritur besimi dhe konfidencialiteti që kanë ndaj Shqipërisë. Qeveria ime do të mbështesë fortë investitorët që punojnë në bazë të legjislacionit”, deklaroi Berisha.