Ministri Gjiknuri takime me Ambasadorët e Turqisë e Italisë në Tiranë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë ,Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Z. Hasan S. Asan.Gjiknuri e njohur ambasadorin me prioritetet e programit politik qeverisës në fushën e energjisë dhe minierave. Ministri vuri theksin tek rëndësia për menaxhimin sa më mirë të krizës financiare të sistemit energjetik ashtu sikurse rritja e transparencës së procedurave të ndjekura dhe informimi publik.Ministri shprehu vlerësimin e tij për prezencën e investitorëve turq në Shqipëri në fushën e industrisë dhe minierave ndërsa nënvizoi edhe rëndësinë e nevojës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, specifikisht në energji.Mes Z.Gjiknuri dhe Z. Asan u bisedua edhe për problematikat e shkaktuara nga falimentimi dhe konflikti i hapur me CEZ-in.Ambasadori Asan u shpreh i hapur për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë dhe minierave.Sipas tij, bashkëpunimi do të mund të intensifikohet nëpërmjet dërgimit të këshilltarëve/ekspertëve në fazën e parë dhe delegacioneve në fazën e dytë për të realizuar shumë shpejt, një takim Ministerial në Stamboll ndërmjet dy homologëve.Asan shprehu kënaqësinë që investitorët turq kanë gjetur një klimë serioze dhe pozitive për investimet e tyre në Shqipëri ndërsa shprehu bindjen se prania e tyre do të rritet ndjeshëm në sektorin e energjisë.Gjatë ditës së sotme, Gjiknuri priti në takim edhe ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, Z. Massimo Gaiani.Ministri Gjiknuri dhe Ambasadori Italian diskutuan gjërësisht në lidhje me alternativat e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin ekonomik.Ministri shprehu angazhimin e tij për të gjetur rrugën e duhur me qëllim përthithjen e fondeve të akorduara nga pala italiane dhe çuarjen përpara të projekteve të përbashkëta.Gjatë takimit u diskutua edhe në lidhje me mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit për projektet e lidhjes së rrjetit energjetik shqiptar me rrjetin evropian.Ministri Gjiknuri u angazhua për marrjen e masave që nxisin hapësirat për investitorët italianë në fushën e energjisë.Nga ana e tij, ambasadori Gaiani shprehu gatishmërinë e palës italiane për të mbështetur dhe punuar bashkërisht me palën shqiptare në nxitjen e projekteve të përbashkëta.