Klinton “bashkon” Nishanin e Ramën, në një tryezë në konferencën “Inisiativa Globale”

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton është shquar për ndihmën dhe përkrahjen që u ka dhënë shqiptarëve në dy shtetet e tyre në Ballkan, ndërsa kësaj here ja ka dalë "të bashkojë" presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama. Pas 3 ditësh qëndrimi në Nju Jork, Kreu i Shtetit shqiptar dhe ai i ekzekutivit janë shfaqur së bashku.Pas axhendave te ndara në takime te ndryshme në Nju Jork, ata janë bashkuar në një tryezë falë ish-presidentit amerikan Bill Klinton, pasi të dy ishin mysafirë në konferencën " Inisiativa Globale Klinton". Pamjet tregojnë se dy krerët e lartë të shtetit shqiptar janë pjesë e së njëjtës tavoline, ndonese nje fare distance serish eshte mbajtur, mes tyre ka nje karrige bosh.Kjo eshte hera e pare qe Nishani dhe Rama shfaqen se bashku pas debatit qe u hap per vendimin e qeverise per heqjen e portretit te Presidentit nga zyrat e shtetit. Pjese e se njejtes tryeze ka qene edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi si dhe Hilari Klinton. Gjate kesaj konference presidenti Klinton theksoi se aktivitete te tilla synojnë te rrisin angazhimin e gruas në politike dhe të bëjnë të mundur respektimin e të drejtave të njeriut.Sipas njoftimit per mediat nga zyra e PS, në përfundim të konferencës kryeministri Rama zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin Klinton dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi në bashkëbisedimin e tij me presidentin Klinton mbështetjen që ai ka dhënë gjatë Presidencës së tij për Shqipërinë dhe për shqiptarët.