Shkodër, vranë babë e bir 1 vit më parë, policia identifikon 5 autorët

Policia e Shkodrës ka identifikuar 5 autorët e vrasjes së Frederik dhe Jurgen Markut,  më datën 30 gusht të vitit të kaluar.Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të dyshuarit e vrasjes së babë e bir janë  shtetasit A.Doçaj 32 vjeç, L.Martini 29 vjeç, E.Boka 32 vjeç, A.Prebibaj  30 vjeç dhe L.Nika, 32 vjeç të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.Ngjarja e rëndë e cila tronditi opinionin publik në Shkodër ka ndodhur më datën 30 gusht 2012 ku babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku përkatësisht 46 dhe 22 vjeç u qëlluan me armë zjarri para oborrit të Spitalit Rajonal në Shkodër.Si pasojë e plagëve të marra 46-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa i biri disa orë më vonë në spital.Si shkak i vrasjes dyshohet një konflikt i Jurgen Markut me 5 të rinjtë, ku këta të fundit pas sherrit u kanë ngritur pritë babait dhe djalit, ku dhe i ekzekutuan.