Ulen eksportet dhe importet, INSTAT: Gjatë gushtit është rritur defiçiti

INSTAT publikoi sot të dhënat e tregtisë me jashtë për muajin Gusht, ku vihet re ulje e eksporteve dhe importeve, si edhe rritje e defiçitit tregtar krahasur me korrikun e këtij viti.Sipas INSTAT, në periudhën janar-gusht të këtij viti, bizneset shqiptare blenë nga jashtë mbi 11 për qind më pak makineri dhe pajisje, se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.Rënia e importeve po jep sinjale të qarta se konsumi dhe invetsimet private në vend vijojnë të jenë të tkurrura. Instituti i statistikave konstaton se për të dytin vit rradhazi importet kanë shënuar rënie, duke dëshmuar se bizneset nuk po investojnë dhe qytetarët po konsumojnë më pak.Në kahun tjetër të tregtisë atë të eksporteve, situata paraqitet më pozitive. Të dhënat tregojnë se për nëntëmujorin eksportet shqiptare janë rritur me 16.5 për qind, rritje e ardhur kryesisht nga eksporti i energjisë dhe ai i tekstileve, respektivisht me 39 dhe 10.6 për qind.Banka e Shqipërisë ka apeluar vazhdimisht për rritje të konsumit dhe invetsimeve private, si një mënyrë për të vënë në lëvizje motorët e ekonomisë.