Berisha ironizon Ramën: Zyrat e tij dhe kulla me Fidelin, dy rilindjet e Kryeministrit
Zyrat e Kryeministrise dhe kulla e kryeministrit Rama me Fidel Yllin ishin dy çeshtjet me te rendesishme te javes se pare te axhendes se Rames brenda dhe jashte vendit. Kështu shprehet në komentin e tij në facebook ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Duke iu përgjigjur indirekt albumit të fotografive të publikuara sot nga kryeministri Rama me pamje të ambjenteve të brendshme të MB, Berisha thekson se Kryeministri dhe ministrat kur eshte e nevojshme bejne investime ne mjediset e punes, por kur i shkaterrojne vete zyrat per t’i rindertuar pa prokurime deshmojne se duan thjesht te mbushin xhepat.“Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama nisi rilindjen ne Tirane me rindertimin e zyrave te tij dhe e vazhdoi me promovimin ne Neë York te kulles qe ka me Fidel Yllin. Pra zyrat e kryeministrise dhe kulla e tij me Fidelin ishin dy çeshtjet me te rendesishme te javes se pare te axhendes se Rames brenda dhe jashte vendit. Kryeministri dhe ministrat, kur eshte e nevojshme, bejne investime ne mjediset e punes por kur i shkaterrojne vete zyrat per ti rindertuar pa prokurime deshmojne se duan thjesht te mbushin xhepat” shkruan ai.Duke mbetur tek vizita e Ramës në New York, Berisha e cilëson promovimin e kullës TID në MOMA, shperdorim të hapur të pushtetit dhe parave te takspagueseve shqiptar nga Kryeministri, per fitime personale.“Kryeministri dhe qeveritaret e nje vendi mund te promovojne ne bote prodhime, potenciale, arritje te vendit tyre, kjo eshte normale dhe e dobishme. Por kur bejne ate qe beri piktori deshtak, qe ne nje muze te Neë York-ut mbajti fjalim per kullen qe ka me ortakun e tij, miliarderin e PS Fidel Ylli, kjo eshte shperdorim i hapur i pushtetit dhe parave te takspagueseve shqiptar per fitime personale. Kjo eshte rilindje por me se pari per vete dhe Fidelin!! Ju te tjeret prisni, se ky eshte vetem fillimi!” përfundon Berisha.