Meta pret ambasadorin Al-Saai: Të angazhuar për realizimin e projekteve të Katarit
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti ambasadorin e Katarit, Yousuf Hassen Al-Saai. Ambasadori i Katarit i uroi suksese kryetarit të Kuvendit, z. Meta në përmbushjen e detyrës së tij të re.Duke i uruar mirëseardhjen ambasadorit z. Yousuf Hassen Al-Saai, Meta shprehu vullnetin e plotë për intensifikimin e marrëdhënieve politike, por dhe atyre ekonomike mes dy vendeve mike.Kryetari i Kuvendit nënvizoi se institucionet e vendit tonë janë të angazhuara për të nxitur realizimin e projekteve te ndryshme të shtetit të Katarit në fusha të ndryshme, si: energjitikë, transport, bujqësi, turizëm, etj.Ambasadori i Katarit shprehu mbështetjen maksimale të shtetit të Katarit, si dhe nënvizoi rëndësinë e projekteve konkrete për investime të ndryshme në Shqipëri.