Meta “shpërfill”çështjen SHQUP-i: Selia e re e PD nuk është prioritet i shumicës
Për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, godina e SHQUP nuk është prioritet edhe pse kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar se një qendrim të qartë per këtë çështje do të mbaje vetëm pasi të jetë konsultuar me aleatin e tij më të rëndësishëm të qeverise.Pavarësisht kontestimeve për vendimin e qeverisë "Berisha" për përvetësimin dhe tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, tashme seli e PD, Meta deklaroi se më i rëndësishëm se SHQUP për mazhorancën e re mbetet çështja e integrimit."Mendoj se nuk është kjo, çështja më e rëndësishme që preokupon as Kryeministrin Rama, as mazhorancën, pavarësisht nga problemet e kontestimet për vendimin në fjalë, që është marrë .Unë jam i bindur që kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë të orientuar qartë tek përmbushja e axhendës evropiane. Të tjerat janë çështje të tjera" tha ai.Ilir Meta foli pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku është vendosur që në seancën e paradites së të enjtes të të miratohen përbërjet e Komisioneve, sekretariateve dhe delegacioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimin e nënkryetarit të ri Vangjel Dule propozuar nga maxhoranca.
"Në takimin që kemi zhvilluar sot paradite me kryetarët grupeve parlamentare kemi rënë dakord që, seanca plenare të zhvillohet të enjten paradite. Natyrisht që me konsensus kemi rënë dakord edhe për rendin e ditës, i cili në thelb ka të bëjë me konstituimin e komisioneve të përhershme të Kuvendit, me drejtimin e tyre, me përbërjen e tyre, në përputhje me Rregulloren dhe njëkohësisht dhe me përbërjen e Sekretariateve dhe të delegacioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë dhe natyrisht dhe me miratimin e Zëvendëskryetarit të ri Kuvendit, propozuar nga ana e mazhorancës, zoti Dule. Ka qenë një takim i cili është bazuar në vullnetin e krijimit të hapësirave maksimale për të gjitha këto dhe, në veçanti për opozitën gjë që reflektohet në konsensusin që është dhënë nga ana e mazhorancës me kohë, që pavarësisht raporteve elektorale të shprehura edhe në Parlament, ku mazhoranca aktuale është ndjeshëm më e madhe se mazhoranca e mëparshme; lidhur me drejtimin e komisioneve të përhershme, do të ruhet raporti i mëparshëm pasi Partia Demokratike ka bërë tri propozimet e saj për kryetarët e komisioneve" theksoi Meta.Por nëse Edi Rama pret të konsultohet me Metën për çështjen SHQUP, ky i fundit do ti drejtohet Kryeministrit për tu konsultuar nëse në seancën e së enjtes do të perfshihen projektligjet e lena nga qeveria Berisha."Do të veprohet në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe me kompetencat që na jep kjo Rregullore me transparencë të plotë; natyrisht edhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, përsa i takon rendit të ditës të Parlamentit.Por sikurse jua thashë, në radhë të parë na duhet të përfundojmë miratimin e të gjithë këtyre projektvendimeve që kemi diskutuar sot në mënyrë që, të kompletohen të gjitha institucionet që drejtojnë Kuvendin dhe komisionet e tij që Kuvendi të fillojë punë me kapacitet të plotë 100%, në drejtim të përmbushjes së atyre objektivave për të cilët funksionon ky Kuvend dhe janë betuar forcat politike që përfaqësohen" përfundoi ai.Qeveria e re ka trashëguar nga kabineti i larguar më shumë se 15 projektligje, megithatë në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë rezulton vetëm një projekltigj për tu diskutuar, ai i ekzekutivit Rama për menaxhimin e integruar të mbetjeve.