Ambasadori Gaiani, Panaritit: Sipërmarrësit italianë, interes për të investuar në agrikulturë
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Massimo GaianiGaiani theksoi se dikasteri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural konsiderohet një nga sektorët më të rëndësishëm dhe prioritar në termat e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë. Z.Gaiani i dorëzoi Ministrit Panariti tre projekte të rëndësishme për: Mbështetjen në kultivimin e ullirit; Sigurimet në bujqësi dhe Mbështetjen e sistemit të administrimit dhe kontrollit të integruar të fondeve. Këto projekte synojnë të rrisin dhe forcojnë kapacitetet shqiptare në këta sektorë.Ambasadori nënvizoi se ka një interes në rritje të sipërmarrësve italianë për të investuar në Shqipëri në sektorin e agrikulturës.Nga ana e tij, Ministri Panariti falenderoi ambasadorin Gaiani për këto tre projekte të rëndësishme në fushën e bujqësisë, që vijnë në kohën e duhur, por edhe për gjithë ndihmën që Italia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë. Italia mbetet një partner strategjik natyral i Shqipërisë,- theksoi Mininistri Panariti.Ai gjithashtu garantoi ambasadorin Gaiani se Shqipëria do të ofrojë gjithë garancitë dhe sigurinë për t’i krijuar hapësirat e nevojshme investitorëve italianë, duke eleminuar çdo pengesë në këtë drejtim. Ministri Panariti nënvizoi se është koha që niveli i marrëdhënieve në këtë sektor të rëndësishëm të mos mbetet thjesht në kuadrin e interesit dypalësh, por të përkthehet në konkretizim të projekteve dhe bashkëpunimit.Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që shumë shpejt të shkëmbehen vizita në nivel Ministror për të ngritur nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor kaq të rëndësishëm e prioritar.