Elbasan, prokuroria çon për gjykim ish-kryeinspektorin e Bashkisë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dërguar kërkesën për gjykim pranë Gjykatës ndaj ish-Kryeinspektorit të Bashkisë së këtij qyteti Neritan Zotaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” .Sipas Prokurorisë, Zotaj pasi me veprime dhe mosveprime nuk ka marrë masat e parashikuara nga ligji për prishjen, bllokimin apo marrjen e masave administrative për 20 raste ndërtimesh të paligjshme.Prokuroria e Elbasanit, në bazë të materialit të referuar nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka zhvilluar hetime për drejtuesin e Inspektoratit Vendor, nga të cilat janë konstatuar dhe provuar raste të shpërdorimit të detyrës, si më poshtë:1. 5 raste të mosmarrjes së masave administrative “gjobë dhe pezullim punimesh”.2. 9 raste të mosmarrjes së masave “gjobë dhe prishje të objekteve të paligjshme”.3. 5 raste të mosreferimit “kallëzim penal” në organin e Prokurorisë4. 1 rast të mosmarrjes së masave për “prishje objekti”Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kërkesën për gjykim, konsideron se, me sjellje inaktive, shtetasi Neritan Zotaj, në cilësinë e kryeinspektorit deri në Tetor 2012, i ngarkuar me detyrën për marrjen e vendimeve përkatëse, nuk ka kryer detyrën, duke i shkaktuar kështu shtetit dëm jo vetëm material por edhe në cënimin e imazhit të institucioneve shtetërore.